Në minierën "Lece" në Medvegjë humb jetën minatori 31 vjeçar Foto: juznevesti.rs
Lokale

Në minierën "Lece" në Medvegjë humb jetën minatori 31 vjeçar

23.Mar.2016 13:23
0
Të premten, më 18 mars, në vendin e tij të punës ka humbur jetën minatori nga fshati Lece në komunën e Medvegjës.

Ndihmësi i minatori, 31 vjeçari Martin Vasilevski, ka humbur jetën kur në të ka rënë një pjesë e murit gjatë shpimit në thellësi rreth 100 metra.  

“Gjatë shpimit, në trupin e punëtorit ka rënë një pjesë e bllokut rreth gjysmë ton e rëndë.  Ekipi ynë i intervenimeve për raste të këtilla reagoi me urgjencë, por për fat të keq punëtori nuk mbijetoi”, ka thënë drejtori i minierës “Lece”, Dushko Gagiq.

Me këtë rast janë njoftuar inspektori i minierave, Ministria e punëve të brendshme dh organet tjera përgjegjëse.

Minierën “Lece” e ka marr me qira fondi anglez “Life stone capital” me seli në Dubai./Titulli.com/

Në Preshevë presin 628 emigrantë që deri më tani nuk kanë kërkuar azil në Serbi
Lutfi Haziri takohet me deputetin Shaip Kamberi, hapen temat e bashkëpunimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration